Menaxheri i këngëtares Katy Perry ka treguar se një album i ri nga ajo pritet të dalë shumë shpejtë, ndoshta në tetë muaj.

Katy Perry ka lansuar albumin e fundit muzikor “Prism” në shtator të vitit 2013, ndërsa ende është duke e promovuar atë në turneun “Prismatik Ëorld Tour”.


Por, menaxheri i artistes ka treguar se një album i plotë i ri mund të vijë shumë më shpejtë se që pritet, transmeton Koha.net.

Perry po planifikon të lansojë album në vitin 2016 dhe puna intensive për këngët e albumit do të fillojë sapo ajo të përfundojë turneun botëror në tetor të këtij viti dhe albumi i ri mund të vijë në 8 muaj.