LAJMI I FUNDIT:

Në vend të laptopit i dërgojnë këpucë – Amazon nuk e beson atë

Në vend të laptopit i dërgojnë këpucë – Amazon nuk e beson atë

Një klient i Amazon nga Britania thotë se në muajin dhjetor ai kishte porositur një laptop, por se në vend të gjësendit që ai kishte porositur, firma amerikane atij i kishte dërguar këpucë.

Ai bënë të ditur se kishte porositur një laptop Apple MacBook Air me çmim prej afro 1,000 eurove (877 funte) nga Amazon, por kur ai e mori kutinë që e kishte lënë shoferi i firmës ishte më e lehtë, dhe pastaj e kuptoj se në vend të porosisë që ai e kishte bërë ai kishte marrë një palë atlete vrapimi për meshkuj.


“Në dhjetor, porosita një Apple MacBook Air për afro 1,000 euro (877 funte) nga Amazon. Kur ai u shfaq, ai dorëzoi paketën dhe u kthye në furgonin e tij. E kuptova shpejt se ishte shumë e lehtë dhe, sigurisht, më kishin dërguar një palë këpucë vrapimi për meshkuj. Kur hapa derën, furgoni ishte larguar”, deklaroi ai, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.

“Stafi tek shërbimet e klientit të Amazon ishin, fillimisht, shumë të qetë dhe këmbëngulën se gjithçka do të ishte mirë. Më thanë t’i ktheja këpucët, të prisja një rimbursim dhe më pas të porosisja përsëri laptopin”, shton ai.

Ai tutje vazhdon të tregojë se e gjitha ndryshoi pasi që ata i dërguan një email tjetër duke i thënë se ai duhej ta kthej laptopin për të marrë një rimbursim, por se ai përsëri u shpjegoi atyre se nuk e ka marrë kurrë laptopin që ata e kërkonin.

“Brenda pak orësh mora një mesazh që thoshte se çështja ime ishte mbyllur. Telefonova shërbimet e klientit dhe bisedova në internet, por çdo herë më thanë se nuk mund të ndihmonin”, vazhdon tutje ai.

Ai thotë se atij i duket e pabesueshme që brenda pak orësh Amazon mund të vendosë, që unë ai është duke e shpikur këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori