Aktori dhe politikani shqiptar, Adem Mikullovci, ndërroi jetë sot (e martë) në moshën 83 vjeçare.

Ai la pas veten një karrierë të bujshme profesionale, me paraqitje të shumta në televizion e teatër, e së fundmi edhe në politikë.

Aktori tashmë i ndjerë në muajin mars në vdekjen e kolegës së tij, aktores Leze Qena, bëri një shkrim në të cilin tha se kishte mbetur i vetëm dhe i fundit artist i gjeneratës së tyre.

Adem Mikullovci dhe Leze Qena

Ky ishte postimi i plotë i Mikullovcit (pa ndërhyrje):

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll”.

Në vdekjen e Leze Qenës, Adem Mikullovci: tha se kishte mbetur i fundit artist”.

Dhe tanimë me vdekjen e dy artistëve, kjo është një humbje e madhe për mbarë popullin shqiptar e në veçanti për kinematografinë. /Telegrafi/