LAJMI I FUNDIT:

Në top 5 të Top Awards kënga “Si Bugatti” nga Gjiko që çmendi verën

Në top 5 të Top Awards kënga “Si Bugatti” nga Gjiko që çmendi verën

Vetëm disa muaj më parë, Gjiko publikoi albumin e tij “Energjiko”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer por reperi i njohur së fundmi është shndërruar në sensacionin e rrjeteve sociale falë projektit më të ri muzikor.

I titulluar “Si Bugatti”, Gjiko për këtë prurje të re ka bashkëpunuar me Skerdin, duke sjellë këngën që padiskutim çmendi publikun këtë verë.

Në fakt përveç muzikës, tekstit, videos apo Bugattit ka qënë pikërisht kërcimi i Gjikos, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave.

Harrojeni “Kiki”, “Si Bugatti” është kërcimi që një pjesë e madhe e publikut shqiptar nisi të bënte lëvizjet. Madje ky kërcim ka qenë i pranishëm edhe në dasmën e vetë artsitit, i cili kurorëzoi dashurinë e tij vetëm pak ditë më parë me bukuroshen Elita Rudi. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet teksa nusja dhe dhëndri bëjnë këtë kërcim sfidues në dasmën e tyre, duke shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit.

Ndërkohë që ka 7 javë që është publikuar, “Si Bugatti” ka mundur të futet në zonën e 5 këngëve më të nxehta të listës këtë javë, duke u renditur ekzaktësisht në vendin e 4-t.

Se cili do të jetë pozicionimi i kësaj kënge javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë mesditën e ditës së dielë në ekranin e “Top Channel” dhe sigurisht pa harruar profilet zyrtare të “Top Awards” në rrjetet sociale. /tch/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori