LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë hidhen kafshë të ngordhura pranë lagjeve të banuara (Video)

Në Tetovë hidhen kafshë të ngordhura pranë lagjeve të banuara (Video)

Banoret e një lagjeje në afërsi të Universitetit të Tetovës alarmojnë se në afërsi të lagjes së tyre, në një gropë të hapur nga shkolla e mesme bujqësore ”Mosha Pijade”, hidhen kafshë të ngordhura si derra, lopë, e qen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata flasin për Alsat-m dhe tregojnë se si qentë endacak, marrin copë nga kafshët e ngordhura dhe i bartin nëpër lagjen e tyre. ekipi i gazetarëve ka tentuar që të kontaktojë drejtuesit e shkollës së bujqësisë ”Mosha Pijade”, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.


Ndërkaq, Inspektoriati komunal për mjedisin jetësor ka deklaruar se do të gjejnë zgjidhje për këtë problem./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PUcjG-d3oL8