LAJMI I FUNDIT:

Në Strugë dhe Ohër në gastronomi nevojiten rreth 2000 punëtorë

Në Strugë dhe Ohër në gastronomi nevojiten rreth 2000 punëtorë

Viti shkollor përfundoi, një pjesë e maturantëve po bëhen gati për fillimin e studimeve ndërsa një pjesë tjetër të ardhmen e planifikon ndryshe. Përderisa në prag të sezonit turistik qyteti i Strugës vuan nga mungesa e krahut punëtor një numër i madh i maturantëve të ardhmen nuk e shohin në vendin e tyre. Largimi i të rinjve është bërë një problem shqetësues në vendin tonë, prandaj institucionet relevante vazhdimisht bëjnë thirrje që të rinjtë të interesohen dhe të krijojnë mundësi që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e tyre, shkruan Portalb.mk.

“Kam shumë dëshirë ti vazhdojë jashtë studimet dhe planifikoj të shkoj në Gjermani, nëse shkon siç duhet procesi i regjistrimit. Më vjen keq por këtu nuk shoh perspektivë për veten”, u shpreh një maturante nga Struga.

“Po planifikojë që ti vazhdoj studimet për mjekësi në Shkup, por nuk e di nëse dua ta vazhdoj këtu jetën”, tha një maturant.


“Nuk mendoj të vazhdojë studimet për disa arsye personale. Të ardhmen tim nuk e shikoj në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi një maturante.

Këto janë disa mendime të maturantëve Struganë por që nuk ndryshojnë shumë nga mendimet e përgjithshme të rinjve në këtë qytet. Përderisa qyteti turistik i Strugës gjithnjë e më shumë vuan nga mungesa e punëtorëve thuajse në të gjitha sektorët, e me theks të veçantë në prag të sezonit turistik, të rinjtë të ardhmen vazhdojnë ta planifikojnë jashtë vendit.

Në Strugë dhe Ohër në sektorin e gastronomisë nevojiten rreth 2000 punëtorë

Pronarët e bizneseve thonë se kanë rregulluar kushtet e punës, madje ofrojnë dhe paga shumë më të larta se standardi megjithatë interes për të punuar nuk ka. Nga ana tjetër me qëllim që ti motivojë të rinjtë që të ardhmen ta planifikojnë në vendin e tyre shteti ofron disa mundësi. Drejtoresha e Agjencisë për punësim në Strugë, Elvadina Dika, thotë për Portalb.mk se të rinjtë janë shumë pak të informuar për mundësitë që i ofron shteti. Dika ju bënë apel të gjithë maturantëve të cilët nuk e vazhdojnë shkollimin të paraqiten në Agjensionin për punësim dhe të informohen për mundësitë dhe të drejtat që i kanë.

“Fillimisht është e rëndësishme të ngrihet vetëdija e të rinjve që të paraqiten si të pa punë më bazë të kualifikimit që kanë. Kur jam tek paraqitja dua të theksojë një fenomen shqetësues me të cilin përballet institucioni jonë. Në Shumë raste paraqitja e të papunëve bëhet në formë grupore, pra paraqitet një person me disa letra njoftimi për ti regjistruar personat si të pa punë. Ka shumë raste kur këto persona të paraqitur si të papunë nuk jetojnë në RMV por thjesht keqpërdorin institucionin tonë për tu deklaruar si të papunë dhe të përfitojnë ndihma sociale”, deklaroi Elvadina Dika, Drejtoreshë e Agjensionit për punësim në Strugë.

Ajo thotë se Agjensioni për punësim në pajtueshmëri dhe bashkëpunim me ligjet dhe rekomandiumet që dalin nga Raporti i KE-së të mbështetura financiarisht nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) , UNDP dhe AMPRR, ofron një sërë programesh për vet-punësim dhe trajnime për zhvillim profesional.

“Maturantët të cilët kanë mbaruar në drejtimet profesionale si , gjeodezi, ndërtimtari, tekstil, momentin që diplomojnë duhet të paraqiten si të papunë që ti shfrytëzojnë benecionet që ju ofron shteti në bazë të planit operativ ku korrespondon Agjensioni për punësim. Ne si Agjension për punësim për personat e paraqitur si të pa punë ofrojmë mundësi si: vet-punësim me kreditim, praktikë në bazë të kërkesave të punë-dhënësit, trajnime për punë publike për persona me nevoja të veçanta. Këto janë disa nga subvencionet që i ofrojmë për personat e papunë dhe në kuadër të kësaj kemi edhe ndërmjetësim të personave të papunë me punë-dhënësin sipas kualifikimeve të caktuara. Personat deri në 23 vjeç munden të marrin mjete monetare për të rinjtë, në vlerën e 3000 denarëve. Kjo e drejtë ju takon edhe personave që janë të punësuar, nga mosha 18 deri 23 vjeç por që duhet ët bëhet kërkesë e veçantë”, theksoi Elvadina Dika.

Në Strugë zbatohen me sukses masat për vetëpunësim me grant prej 5000 euro.

“Struga është qyteti i tretë me numër më të madh të aplikantëve për programin e vet-punësimit. Sa kalon interesimi rritet dhe në lëmi të ndryshme nga biznese me importe-eksporte deri tek sallonet e bukurisë. Ekziston deficit të personave që punojnë në tekstil, kamerier, kuzhinier, pastrues, shoferë dhe punëtor krahu në ndërtimtari”, shtoi Elvadina Dika.

Sipas të dhënave të Agjensionit për punësim në Strugë, momentalisht në këtë qytet të papunësuar janë:

2703 persona me shkollim fillor
1375 persona me shkollim të mesëm
300 persona me shkollim të lartë
29 persona me magjistraturë
Pra në total bëhet fjalë për 3269 persona të paraqitur si të papunësuar, prej të cilëve 1580 janë shqiptarë, 1243 janë maqedonas, 266 maqedonas-mysliman, 67 turq, 52 rom, etj.

“Vlen të theksohet se Agjensioni jep dhe mundësi të dytë për personat të cilat kanë kryer vetëm dy vite të shkollimit të mesëm. Është një masë që vlen për personat të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm. Atyre u jepet mundësia për të marrë një diplomë, të cilën nuk e kanë marrë gjatë kohës që janë përfshirë në arsimin e rregullt. Projekti përfshin kategoritë vulnerabël të qytetarëve, personat deri në 29 vjeç, romë; gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe personat e papunë afatgjatë”, shtoi Elvadina Dika.

Shpenzimet për programin arsimor nga projekti “Shansi i dytë” në shkollat ​​e mesme profesionale/qendrat rajonale të arsimit dhe formimit profesional do të paguhen nga Projekti IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerabël në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Evropian.

RMV u kritikua në Raportin e KE-së në fushën e politikës sociale dhe punësimit

Në fakt largimi i të rinjve është bërë trend në të gjithë vendin, për gati se një dekadë nga Maqedonia e Veriut janë larguar 700 000 qytetarë. Mundësitë e punësimit dhe kushtet më të mira të punës janë ndër arsyet kryesore të eksodit të popullsisë. Në fushën e politikave sociale dhe të punësimit vendi mori kritika edhe në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian.

“Vendi mbetet mesatarisht i përgatitur në fushën e politikave sociale dhe punësimit. Është bërë njëfarë progresi me uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë, rritjen e përfitimeve për ndihmën sociale dhe vazhdimin e zbatimit të masave lehtësuese socio-ekonomike për të adresuar ndikimin socio-ekonomik të pandemisë COVID-19”, thuhet në Raportin e Progresit të publikuar nga Komisioni Evropian.

Meqenëse rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht, ato mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, vendi duhet në veçanti:

të vazhdojë zbatimin e masave për aktivizimin e tregut të punës për të rinjtë, të papunët afatgjatë dhe me aftësi të ulëta, duke përfshirë gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe romët, dhe të sigurojë vlerësimin e duhur të masave;
përmirësimi i mëtejshëm i kapaciteteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës për të trajtuar çështjet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë; zhvillimi i një sistemi për gjurmimin e lëndimeve dhe vdekjeve në punë; dhe të përforcojë dialogun social dypalësh ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve;
të krijojë një sistem monitorimi dhe vlerësimi për shërbimet sociale dhe të vazhdojë reformën e mbrojtjes sociale me lidhje më të forta me aktivizimin e punësimit
Sipas raportit të Entit Shtetëror të Statistikës (ESSH), në tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë e të rinjve në moshë prej 15 deri 24 vjeç ka qenë 34.8%, në tremujorin e dytë 30.8%, ndërkaq në tremujorin e tretë 32.6%, apo 3.8% më e ulët se në vitin 2021.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

Lajme
Sveçla dënon sulmin që ndodhi në një lokal në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin

Sveçla dënon sulmin që ndodhi në një lokal në veri: Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin

Lajme
Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës

Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës "Condé Nast Traveler"

Lajme
Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt

Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt

Lajme
Temperaturat deri 39 gradë Celisus në javën e tretë të korrikut, IHMK bën apel për kujdes

Temperaturat deri 39 gradë Celisus në javën e tretë të korrikut, IHMK bën apel për kujdes

Lajme
Kalo në kategori