Në kuadër të vizitës që ka zhilluar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në rajonin e Drenicës, ka qëndruar edhe në Komunën e Drenasit, ku u takua me kryetarin Ramiz Lladrovci.
Të dy diskutuan për projektet e përbashkëta që po implementohen dhe janë në plan për të ardhmen, në fushat e kulturës, rinisë, sportit e trashëgimisë. Me theks u bisedua për stadiumin kombëtar dhe fazën në të cilën ka arritur ky projekt i rëndësisë kombëtare.
Në këtë takim u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Drenasit, për ndërtimin e stadiumit të Drenasit, ku MKRS-ja do të investojë 1 milion e 500 mijë euro ndërsa komuna do të investojë 370 mijë sosh.
Implementimi i projektit, në bazë të memorandumit, parashihet të realizohet në tri faza, respektivisht gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020. Në vitin 2018, MKRS ndan mjete për projektin në fjalë në vlerë prej 300 mijë euro, ndërsa Komuna 120 mijë; në vitin 2019, MKRS ndan 400 mijë euro e Komuna 150 mijë, dhe në fazën e fundit në vitin 2020 MKRS ndan 800 mijë ndërkaq Komuna 100 mijë euro.
Ministri Gashi tha se me nënshkrimin e memorandumit mundësohet fillimi i ndërtimit të stadiumit të Drenasit që ai të jetë një arenë sportive e standardeve ndërkombëtare që do të vihet në shërbim të futbollistëve dhe futbolldashësve të Drenasit.
“Diskutuam shumë tema të ndryshme sa i përket fushës së kulturës, rinisë dhe sportit dhe trashëgimisë. Me theks të veçantë diskutuam edhe për stadium kombëtar për procedurat e zhvilluara deri më tani dhe fazat ku kemi arritur, por gjithashtu bashkë me komunën e Drenasit edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës do të fillojmë edhe ndërtimin e stadiumit ndihmës të Drenasit i cili do jetë me bari sintetik. Dhe unë e falënderoj kryetarin që ka qenë i gatshëm dhe përmes Kuvendit të komunës të ndaj parcelën për këtë stadium”, u shpreh Gashi.
“Si MKRS zotohemi se do të angazhohemi maksimalisht që të investojmë në infrastrukturën fizike sportive si një parakusht për zhvillimin e aktiviteteve si dhe rritjen e cilësisë, në këtë rast në futboll. I porosis që investimet që bëjmë bashkërisht të ruhen e të menaxhohen në mënyrën sa më të mirë të mundshme, ashtu që të përcillet te gjeneratat e reja mesazhi që pasuritë dhe objektet publike janë pronë e të gjithë neve dhe ato duhet të ruhen më mirë se sa pronat private”, tha ministri Gashi.
Ministri ka vlerësuar se me Komunën e Drenasit por edhe komunat tjera të Kosovës MKRS-ja ka një komunikim dhe koordinim të rregullt dhe në bazë të planifikimit buxhetor ministria mundohet të jetë e pranishme me investimet e saj në projekte të shumta.
Nga ana e tij, kryetari Lladrovci, u shpreh se përmes memorandumit që kanë nënshkruar sot, stadiumi i Drenasit do të marrë një pamje moderne.
“I premtova ministrit që të gjitha procedurat për zhvillimin e punimeve ose atyre punimeve fillestare në stadiumin nacional do jem i gatshëm ta jap gjithë kontributin tim si kryetar komune por edhe si komunë që atje të zhvillohen sa më shpejt procedurat dhe sa më shpejt ta shohim stadiumin që ka filluar të ndërtohet një stadium që i ka munguar Kosovës, dhe një stadium që do të vendoset në vendin më të duhur jo pse i ka ra hise me qenë në komunën tonë”, ka deklaruar Lladrovci.
Pas takimit në komunë dhe nënshkrimit të memorandumit, Ministri Kujtim Gashi dhe Kryetari Ramiz Lladrovci vizituan edhe stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi” dhe vendin se ku është caktuar ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mourinhoo-1-380x233.jpg)
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe
![Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/pil-foden-380x233.jpg)
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
![Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ancelotti-380x233.jpg)
Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli
![Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/man-utd-2-380x233.jpg)
Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag
![Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/liverpool-2-380x233.jpg)
Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit
![Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/piquee-380x233.jpg)
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/pil-foden-380x233.jpg)
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
![Po largohet nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/ancelotti-380x233.jpg)
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
![Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_16-380x233.jpg)
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
![Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/piquee-380x233.jpg)
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
![Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Capture-380x233.png)
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP