Dua Lipa po vazhdon me koncerte anembanë botës.

Së fundi, këngëtarja shqiptare ka performuar para publikut gjerman të Frankfurtit.


Ajo që e bënë të veçantë këtë paraqitje të Duas është valëvitja e flamurit kombëtar shqiptar në skenën koncertale, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram stilisti i këngëtares Lorenzo Posocco, i cili ndjek hapa pas hapi karrierën e Lipës.

Ndryshe, prishtinasja krahas koncerteve po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore, të cilat do ti publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/