LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup mbahet marsh përkujtimor për Srebrenicën

Në Shkup mbahet marsh përkujtimor për Srebrenicën

Bashkësia kulturore boshnjake në Maqedoni sot dotë organizoj marshin e Shkupit për Srebrenicën, me moton ” Mos e harro Srebrenicën”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Është paraparë që marshi të nisë nga çarshia e vjetër e Shkupit dhe të përfundoj te ura e gurrit, ku do të lexohet Deklarata për Srebrenicën.


Ndryshe, në vitin 2010, Kuvendi i Maqedonisë e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, e cila e obligon vendin miratues që të shënojnë 11 korrikun – Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë./Telegrafi/