LAJMI I FUNDIT:

Në Serie A kërkohen lojtarë që dinë të gjuajnë penallti, 23 dështime deri më tani

Në Serie A kërkohen lojtarë që dinë të gjuajnë penallti, 23 dështime deri më tani

Jo vetëm ndeshje të thjeshta, por edhe tituj botërorë e trofe prestigjiozë janë vendosur shpesh nga pika e bardhë e penalltive.

Por në Serie A, diçka nuk po ecën mirë me gjuajtjen e penalltive.


Janë plot 23 raste dështimesh nga pika e bardhë, Torinon dhe Pescaran, që udhëheqin në këtë statistikë.

Në analizën e medieve italiane bie në sy edhe emri i shqiptarit Ledian Memushaj.

Mesfushori i kuqezinjve, nuk pati sukses në duelin ndaj Marchettit në ndeshjen ndaj Lazios.

Por më keq sesa vlonjati janë sulmuesi Andrea Belotti i Torinos dhe Edin Dzeko i Romës.

Pikërisht këta lojtarë dhe të tjerë kanë kontribuar në 23 dështime, në 26 javë kampionati, pa llogaritur këtu goditjen e dyfishtë të Carlos Bacca në ndeshjen Sassuolo-Milan, një penallti që duhej anuluar.

Nëse konsiderojmë që duhen edhe 12 ndeshje nga fundi i kampionatit italian, ndoshta do të jetë ky viti, kur do të thyhet rekordi me 34 penallti të gabuara në sezonin 2012-2013.