LAJMI I FUNDIT:

Në Rrajcë, 433 nxënës prej një viti mësimin e zhvillojnë në lokale dasmash

Në Rrajcë, 433 nxënës prej një viti mësimin e zhvillojnë në lokale dasmash

Në Rrrajcë – Shqipëri, 433 nxënës të Shkollës së Mesme të Bashkuar, “Salih Halili”, prej një viti mësimin e zhvillojnë në lokale dasmash.

Kjo pasi Shkolla e Mesme e Bashkuar “Salih Halili” në fshatin Rrajcë të Bashkisë Përrenjas, për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve të shkaktuara nga tërmetet e viteve të fundit, u mbyll përfundimisht.


Nxënësit shprehin shqetësimin e tyre lidhur me këtë situatë, ku theksojnë se këto ambiente nuk plotësojnë as kushtet minimale të një shkolle.

Ato janë ambiente të vogla dhe të pa rehatshme për të zhvilluar procesin mësimor. Përveç kësaj ankesë tjetër ka qenë dhe për pjesën e lagështisë në këto klasa provizore.

Kjo situatë ka çuar shpesh herë që nxënësit e prindërit të protestojnë, por që askush nuk ua ka vënë veshin.

Një nga mësueset shprehet për Fiksin që janë bërë shumë kërkesa nga ana e tyre, por nuk janë marrë masa. Ajo thotë se këto ambiente nuk janë aspak të rehatshme, pasi numri i nxënësve është shumë i madhe për këto ambiente.

Që pas mbylljes së kësaj godine, nxënësit e Shkollës së Mesmë të Bashkuar “Salih Halili”, zhvillojnë mësimin me turne.

Turnet janë të ndara sipas klasave, ku shkolla e mesme zhvillon mësimin në turnin e parë ndërsa 9-vjeçarja turnin e dytë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kërkuan një përgjigjie nga Bashkia Përrenjas, ku ju thanë se është hartuar një projekt për ndërtimin e shkollës prej vitit 2020 dhe kanë pritur që ky projekt të miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë.

Bashkia Përrenjas tha për Fiksin se është premtuar nga ministria që shumë shpejt do të bëjnë të mundur financimin për ndërtimin e kësaj godine . Por deri në ndërtimin e shkollës ata janë munduar të përshtasin klasat në disa godina elzistuese, siç janë lokalet e dasmave, të cilat janë marrë me qira, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori