LAJMI I FUNDIT:

Në rast se fillon Lufta e Tretë Botërore, gjithë popujt do të strehoheshin në këto vende – dy nga dhjetë prej tyre nuk janë larg nga ne (Foto/Video)

Në rast se fillon Lufta e Tretë Botërore, gjithë popujt do të strehoheshin në këto vende – dy nga dhjetë prej tyre nuk janë larg nga ne (Foto/Video)

Sulmet terroriste, vala e madhe e refugjatëve, tensionet e rritura në Gadishullin Korean, kanë zbehur paksa raportet mes SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës…

Këto janë arsyet kryesore që njerëzit po mendojnë së bota është në prag të Luftës së Tretë Botërore, transmeton Telegrafi.


Edhe do të ishte mirë që në asnjë mënyrë kjo luftë të mos shpërthej, megjithatë është interesante të dihen vendet ideale në të cilat mund të fshihen njerëzit.

Më poshtë mund ta shihni listën e shteteve më të sigurta në botë, në të cilat mund të strehoheni në rast të betejave të ashpra:

Butani

Larg në Azi i shtrirë midis Kinës dhe Indisë i rrethuar nga malet, Butani duket si një vend i përkryer për t’i shpëtuar luftës, në veçanti për ata që e duan natyrën, ajrin e pastër dhe gjelbërimin. Me qëllim të reduktimit të emetimit të gazrave, qeveria e këtij vendosi ka vendosur që të paktën 60 për qind të vendit të mbulohet me pyje, kurse një ditë në muaj ndalohet lëvizja me vetura në këtë vend.

Fixhi

Fixhi është mjaftueshëm larg sa të qëndrojë jashtë rrezes së topave. Ky ishull në Oqeanin Paqësor është larg qyteteve të mëdha, fabrikave dhe qendrave industriale, dhe për këtë arsye është i rrethuar nga ujërat e pastra dhe peshk me bollëk. Shumica e popullsisë është e angazhuar në bujqësi, kultivojnë arra kokosi, duhan, kafe, kallam sheqeri dhe kakao.

Irlanda

Ky vend futet në listën e vendeve të zhvilluara. Ka një natyrë të bukur dhe nuk është pjesë e çfarëdo konflikti politik që mund të qojë drejt Luftës së Tretë Botërore.

Malta

Malta është një ishull në Detin Mesdhe dhe ka gjasa të mëdha që të qëndrojë jashtë luftës. Ky vend ofron një det të pastër, klimë të mirë, trashëgimi të pasur historike.

Zvicra

Zvicra është një vend i pasur i rrethuar nga Alpet, dhe gjithmonë ka qenë një vend i sigurt dhe ka arritur të qëndrojë jashtë luftërave botërore që janë zhvilluar. Dhe sipas të gjitha gjasave kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Grenlanda

Ekzistojnë gjasa të mëdha që territori danez të mbetet i paprekur në rast të kësaj lufte të shumëpërfolur. Për shkak se Grenlanda gjendet thellë në Veri e mbuluar nga akulli, dhe për këtë arsye shumica e popullsisë jeton në Fjorde në jugperëndim, ku klima është më e butë.

Kili

Qyteti kilian Punta Arenas është pika më e largët në botë nga çdo vend që posedon armë bërthamore. Ky vend futet në listën e vendeve mesatarisht të zhvilluara, por ka një normë relativisht të lartë të zhvillimit.

Islanda

E shtrirë larg të gjitha fushave të nxehta për luftë, Islanda është një nga vendet më të qeta në botë. Klima nuk është edhe aq e mirë pasi temperaturat rrallë herë ngrihen mbi 15 gradë, por ky vend është i pasur me bukuri natyrore që nuk mund të gjenden diku tjetër në botë.

Amerika

Është përfolur shumë që në këtë vend janë ndërtuar një numër i madh i bunkerëve nëntokësor që do të mund të shërbenin si strehimore gjatë luftës. Por këto teori konspirative flasin shpesh pë atë, që SHBA-të posedojnë super teknologji, siç janë armët që do të mund të shkatërronin armikun dhe që gjithçka rreth tyre të mbetet e paprekur.

Zelanda e Re

Një tjetër vend i qetë i cili ndryshe nga Islanda në pjesën e saj veriore ka një klimë të mirë. Gjatë historisë Zelanda e Re ka qëndruar jashtë luftërave. Më shumë se gjysmën e energjisë elektrike që e shpenzojnë ua “fal” uji, dhe ka një ekonomi të qëndrueshme dhe një standard të lartë të jetesës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori