LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të debutimit – Patrick Bamford, sulmuesi i Leeds mund të bëjë paraqitjen e parë me Anglinë në moshën 27 vjeçare

Në pritje të debutimit – Patrick Bamford, sulmuesi i Leeds mund të bëjë paraqitjen e parë me Anglinë në moshën 27 vjeçare

Gareth Southgate ka vendosur që të bëjë ndryshime në formacionin startues të Anglisë për ndeshjen ndaj Andorrës të dielën, ku një lojtar që pret debutimin është edhe sulmuesi i Leeds, Patrick Bamford.

Ai pritet të jetë pjesë e formacionit fillestar, ku për të do të ishte paraqitja e tij e parë me “Tre Luanët”, pasi i është mohuar mundësia për të shkëlqyer këtë verë, sepse ai nuk u ftua nga Gareth Southgate për Euro 2020 .


Bamford kishte shijuar edicionin e parë në Ligën Premier me Leeds në edicionin 2020/21, duke gjetur rrjetën 17 herë.

Kontributet e 27-vjeçarit nuk ishin vetëm te golat, pasi ai dha edhe shtatë asistime, ku me paraqitjet e tij u treguan vendimtar në kthimin e Leeds si ekip elitar në Ligën Premier duke zënë vendin e nëntë në renditje.

Bamford tejkaloi edhe emra si Dominic Calvert-Lewin dhe Ollie Watkins në Ligën Premier, pasi sulmuesit e Everton dhe Aston Villa arritën përkatësisht 16 dhe 14 gola, por ai prapë nuk e gjeri vetën as në skuadrën e përkohshme të trajnerit anglez.

Fillim i fortë i këtij sezoni

Mos ftesa ndaj tij ishte një nga debatet më të mëdha në Angli, , por sulmuesi e ka kapërcyer këtë zhgënjim duke shkëlqyer në fillim të edicionit 2021/22.

Pasi dha një asistim në barazimin 2-2 me Evertonin, ai më pas shënoi golin e barazimit në Burnley.

Bamford mori thirrjen e parë për ekipin e parë të Anglisë për tri ndeshjet e radhës.

“Kishte një vend tek ne në pjesën e sulmit dhe tani është një mundësi për Patrick”.

“Përparimi i tij me Leeds ka qenë i shkëlqyer, ai ishte shumë afër edhe në fund të sezonit të kaluar”, ka thënë Southgate.

Tani, ndërsa duket se më në fund do t’i jepet rasti për të shkëlqyer për vendin e tij, Bamford duhet të jetë gati për ndeshjes e së dielës në Wembley. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori