Gjatë ditës së diel Përfaqësuesja e Kosovës shënoi fitoren e parë ndërkombëtare zyrtare ndaj Omanit me rezultatin minimal (1:0), mirëpo duket se të gjithë kanë qenë sy e vesh tek loja me vlera garuese si ajo e kuqezinjve në Portugali.

Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit francez, Buquet në Averiro që sinjalizoi gëzimin e futbollistëve të kombëtare dhe gjithë kombit shqiptar, adhurues të futbollit e të kombëtares morën rrugët e Prishtinës me automobila, këngë e bori për të festuar fitoren. Shumica prej tyre ishin prej tifo-grupit “Plisat”, raporton Sporti1.


Ata kanë festuar tri pikëshin e parë të edicionit të ri të kualifikimeve për evropianin Euro 2016, duke okupuar sheshin Skenderbeu në qendër të qytetit me flamuj e pankarta të ndryshme.

Ndryshe nga kjo nuk ka pasur ndonjë organizim publik për fitoren e Kosovës ndaj Omanit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app