LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë arrestohen nëntë persona për posedim të substancave narkotike

Në Prishtinë arrestohen nëntë persona për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar nëntë persona në rate të ndryshme për posedim të substancave narkotike.

Në njoftimi  thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.


“Gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të Rajonit të Prishtinës, në raste dhe lokacione të ndryshme, janë shoqëruar 9 persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar  sasi  të  substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë”, njofton Policia.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për  posedim i  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge. /Telegrafi/