LAJMI I FUNDIT:

Në Prekaz të Skenderajt gjenden mbetje mortore të gjashtë personave, dyshohen të jenë nga lufta e fundit

Në Prekaz të Skenderajt gjenden mbetje mortore të gjashtë personave, dyshohen të jenë nga lufta e fundit

Në një lokacion në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje mortore të gjashtë personave, të cilat dyshohet të jenë nga lufta e fundit.

Kështu është bërë e ditur të premten nga Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.


Gjenden mbetje mortore në Prekaz, gërmimet po vazhdojnë
Lexo po ashtu Gjenden mbetje mortore në Prekaz, gërmimet po vazhdojnë

Sipas policisë, më datë 9 nëntor të këtij viti janë gjetur skelete të tre trupave, ndërsa më 20, 21 dhe 24 nëntor janë gjetur mbetje mortore edhe të tre personave të tjerë.

“Gjatë gërmimeve-kërkimeve, janë hasë disa mbetje mortore (gjetje eshtërore) që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit. Më datë, 09 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të 6 (gjashtë) personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera.

​Gjenden mbetjet mortore të katër viktimave nga lufta e fundit në Bishtazhin të Gjakovës
Lexo po ashtu ​Gjenden mbetjet mortore të katër viktimave nga lufta e fundit në Bishtazhin të Gjakovës

“Me këtë rast, ftohen edhe një herë gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion për ndonjë varr individual apo varreza të ofrojë të dhëna tek institucionet përkatëse”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, mbetje mortore që dyshohet se janë të luftës së fundit janë gjetur rreth dy javë më parë edhe në Tusuz të Prizrenit.

Ndërkaq, në Bishtazhin të Gjakovës një muaj më parë janë gjetur eshtra kockore të rreth katër viktimave, që dyshohet se i përkasin periudhës së luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori