LAJMI I FUNDIT:

Në Poloni kryeparlamentari dorëhiqet pas akuzave për abuzime me avionët zyrtarë

Në Poloni kryeparlamentari dorëhiqet pas akuzave për abuzime me avionët zyrtarë

Presidenti konservator i Dhomës së Ulët të Parlamentit polak, Marek Kuchcinski njoftoi sot se nesër do të ofrojë dorëheqjen, pas një skandali në lidhje me udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë.

“Do të jap dorëheqjen nga president i Dhomës së Ulët të Parlamentit”, njoftoi për gazetarët Kuchcinski, dy muaj para zgjedhjeve legjislative duke konfirmuar se nuk kishte shkelur ligjin për këto udhëtime të shumta.


Disa ditë më parë kryetari konservator i parlamentit polak,  Marek Kuchcinski kërkoi falje për udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë, një çështje që mund të prekë partinë e tij dy muaj para zgjedhjeve legjislative.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga opozita dhe media, Kuchcinski, 63 vjeç, funksionari i dytë më i lartë shtetëror, sipas Kushtetutës, ka përdorur helikopterët dhe avionët ushtarakë 100 herë këto vitet e fundit.

Në 23 raste ai ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.

Ai drejton Dhomën e Ulët të parlamentit që prej vitit 2015 dhe erdhi në pushtet nga konservatorët nacionalistë të partisë ”Ligj dhe Drejtësi”, ku ai është një anëtar i rëndësishëm.

Ai është bashkëpunëtor i afërt i presidentit të partisë Jaroslaw Kaczynski. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori