Në kuadër të Ditës së Çlirimit të Komunës së Obiliqit, sot është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit, projekt ky në vlerë 272 mijë euro.

Kryetari Xhafer Gashi ka thënë se vënia e këtij gurthemeli, shënon një hap të rëndësishëm në ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe studentët, drejt rrugëtimit të tyre të dijes dhe diturisë.

“Objekti i kësaj biblioteke do të ofrojë mundësi të gjitha grup-moshave që të kenë hapësirën e duhur për të kaluar kohën e lirë nëpërmjet leximit, të krijojnë ide të reja dhe të bëjnë kërkime shkencore. Biblioteka është themeli i një shteti të shëndetshëm, andaj jam jashtëzakonisht i lumtur që në Obiliq po jetësohet një projekt i tillë, i cili tregon qartë vazhdimësinë e përkushtimit të qeverisjes sime në fushën e arsimit dhe përkrahjes së të rinjve”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Telegrafi/