LAJMI I FUNDIT:

Në një ceremoni të bukur, martohen Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Në një ceremoni të bukur, martohen Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi
Jonida Vokshi, Besnik Krapi (Fotomontazh: Instagram)

Bukuroshja shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.

Çifti i popullarizuar i skenës u njohën gjatë xhirimeve të hit serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua vetëm disa muaj më parë.


Të gjitha lajmet nga Jonida Vokshi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonida Vokshi

Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, ata njoftuan edhe për datën e dasmës, të cilën kishin vendosur ta bënin në shtator.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga dita e rëndësishme e jetës së tyre, të cilën e kanë zbukuruar më shumë edhe shumë yje të njohura me prezencën e tyre.

Është raportuar se pas martesës, moderatorja dhe aktori do të jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/