LAJMI I FUNDIT:

Në mes të lëvizjes drejt të ardhmes elektrike, Stellantis paguan disa punonjës që të largohen vullnetarisht nga puna

Në mes të lëvizjes drejt të ardhmes elektrike, Stellantis paguan disa punonjës që të largohen vullnetarisht nga puna

Stellantis thuhet se ka ofruar pagesa për largim vullnetar nga puna për disa nga punonjësit e saj në SHBA.

Lëvizja e korporatës erdhi teksa ata përgatiten për hyrjen e kompanisë në epokën e veturave elektrike, duke shkurtuar dhe riorganizuar fuqinë e saj punëtore në proces.


Kompania mëmë e Jeep, Chrysler, Ram dhe Dodge aktualisht ka 13,000 vende pune me rrogë në SHBA, por jo të gjithëve iu ofrua të largoheshin vullnetarisht nga puna, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, punonjësit të paktën 55 vjeç, kanë qenë në kompani për 10 vjet ose kanë 30 vjet shërbim e kanë edhe pension, e këta punëtorë kanë të drejtë për pagesë nga largimi vullnetar nga puna.

Punëtorët e lartë përmendur janë njoftuar së fundmi dhe kanë afat deri më 5 dhjetor për të vendosur mbi ofertën.

Një zëdhënës i Stellantis konfirmoi lëvizjen, por nuk bëri të ditur se sa nga punonjësit e morën ofertën.

“Si pjesë e transformimit tonë për t’u bërë një kompani e qëndrueshme e lëvizshmërisë së teknologjisë dhe lideri i tregut në automjetet me emetim të ulët”, tha zëdhënësi për motor1 në një deklaratë të dërguar me email.

“Në tetor ne u ofruam disa punonjësve amerikanë me rrogë opsionin për t’u ndarë vullnetarisht nga kompania me një paketë të favorshme përfitimesh që përndryshe nuk do të ishin. në dispozicion të tyre”, shtoi tutje ai.

Si Dodge ashtu edhe Jeep janë duke u futur thellë në elektrifikimin si pjesë e udhërrëfyesit të përditësuar të produktit të Stellantis të zbuluar në shkurt të këtij viti.

Edhe prodhuesi i kamionëve Ram është në rrugën e tij për të elektrizuar produktet e tij, duke zbuluar konceptin Ram 1500 Revolution BEV më 5 janar 2022. /Telegrafi/