Në lidhje me Mbappen, Ester Exposito: Nuk di pothuajse asgjë për futbollin


Aktorja spanjolle, Ester Exposito, ka folur për vëmendjen e madhe që po merr jeta e saj private, veçanërisht pas raportimeve që e lidhin me futbollistin francez, Kylian Mbappe.
Në një intervistë për Le Parisien, ajo kritikoi ndikimin e telefonave dhe rrjeteve sociale, duke theksuar se sot pothuajse çdokush mund të sillet si paparac.
Exposito tha se do të vazhdojë të mbrojë privatësinë e saj dhe të mos ekspozohet më shumë se sa është e nevojshme.

Aktorja u ndal edhe te futbolli, një temë me të cilën po lidhet gjithnjë e më shpesh për shkak të Mbappes dhe projektit të saj të ri filmik, “Baton”.
“Nuk di asgjë për futbollin! Kam qenë në stadium vetëm disa herë gjatë jetës sime”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Exposito tha se falë xhirimeve të filmit të ri ka nisur ta njohë më mirë botën e futbollit dhe po krijon interes për këtë sport.
Edhe pse prej kohësh përfliten për një lidhje, ajo dhe ylli i futbollit ende nuk e kanë konfirmuar publikisht raportin e tyre, ndonëse aktorja theksoi se dëshiron që vëmendja të përqendrohet te puna e saj dhe jo te spekulimet për jetën private. /Telegrafi/













































