LAJMI I FUNDIT:

Në kujtim të më të mirit, George Best: Futbollisti ‘playboy’, Beatlesi i pestë dhe legjendë e Manchester Unitedit

Në kujtim të më të mirit, George Best: Futbollisti ‘playboy’, Beatlesi i pestë dhe legjendë e Manchester Unitedit

E vështirë të thuhet, por ai nuk ka luajtur kurrë në Kupën e Botës, e as në Kampionatin Evropian, por George Best mbetet si njëri prej më të mirëve në histori që ka luajtur në një fushë futbolli. 

I njohur si një 15-vjeçar që kishte debutuar me Irlandën e Veriut, Best nënshkroi për Manchester Unitedin duke luajtur pastaj 470 ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’, duke shënuar 179 gola dhe duke fituar tituj të kampionatit, famë botërore, por edhe Kupën Evropiane (tani Liga e Kampionëve) në vitin 1968.


Por ishte mënyra e jetesës së tij që shumë shpesh e shihte emrin e tij në faqet e para të gazetave, ndërsa pas një lufte të përjetshme si i alkoolizuar, në vitin  2005, ndërroi jetë në moshën 59 vjeç.

“Ata do të harrojnë të gjitha gjërat e këqija kur unë të largohem nga kjo jetë, por do ta kujtojnë futbollin”.

“Nëse vetëm një person mendon se unë jam lojtari më i mirë në botë, kjo është mjaft për mua”.

Ai ishte një futbollist, por edhe playboy i vërtet…  

“Kam shpenzuar shumë para për pije alkoolike, femra dhe makina të shpejta. Pjesa tjetër në gjerat e mbetura “.

Kjo ishte një nga thinjet me të famshme të George Best, por në mënyrë perfekte përshkuan qëndrimin e tij që kishte ndaj jetës.

Ai ishte quajtur “Beatlesi i pestë”, pasi Best përdorte pasurinë dhe famën për të ndjekur një mënyrë tjetër të jetesës, sikurse yjet e rokut në atë kohë. Ai pastaj filloi vetë të hapë klube e tija të natës, restorante dhe dyqane rroba.

Ai gjithashtu u paraqit në film, madje bëri edhe një album të fitnesit me ish-Mis Bota, Marie Stavin. Ishte quajtur ‘Shape Up and Dance’, edhe pse shumë thonë që më shumë Best ishte i interesuar për bukuroshen se sa përmbajtjen e atij albumi.

Kur flitet për Miss Botën dhe lëvdatat nga legjendat…

“Sa i përket Misseve”, do të më mungojnë shumë”, kishte thënë ai.

“Miss Kanada, Miss Mbretëria e Bashkuar, Miss Bota…”

Ai ishte më i miri i të gjitha kohërave…

Kush e ka thënë?  Pele, kush tjetër.

Tri herë fitues i Kupës së Botës, kishte thënë se “Ai është lojtari më i mirë në botë”, ndërsa Best ishte ndjerë i lumtur.

“Ky është nderimi i fundit në jetë për mua”, kishte thënë ai.

Komentet e tij të ashpra për yjet e tjerë …

Gjithçka nuk shkonte mirë kur pyetej për lojtarët e tjerë.

Në vitet 1970 ai e përshkroi Kevin Keeganin si “një lojtar mesatar i cili erdhi në lojë, kur nuk kishte shumë lojtarë të mëdhenj “, ndërsa më së fundi ai dha vlerësimin e tij të ish-kapitenit të Anglisë, David Beckham.

“Ai nuk mund të godasë me këmbën e tij të majtë, ai nuk mund ta godas topin me kokë, nuk bën ndërhyrje ku duhet të rrëzohet që ta fitojë topin dhe ai nuk shënon shumë gola”, kishte thënë ai,.

“Përveç këtyre ai është në rregull”, deklaroi Best.

Jeta e re në SHBA …

Kur u transferua në Ligën Amerikane të Futbollit në vitet 1970, më së miri e gjeti mënyrën e jetesës se si e donte, e përkryer për stilin e tij.

Ai luajti për Aztecs LA, Fort Lauderdale Striker dhe San Jose.

“Kur shënova kundër Benficas në finalen e Kupës Evropiane të vitit 1968, isha në majë”.

“Por kur e kalova portierin e lash si të vdekur, por topi iku paksa dhe mbeta prapa. Trajnerit ka mundur të pësojë sulm në zemër”, kishte thënë Best.

Shishja e alkoolit e mori atë …

Problemi më i madh i tij mbetej dashuria e tij për alkoolin duke ia marr jetën në moshën 59 vjeç.

“Unë mund të shkoj tek alkoolistët anonim”, tha ai.

Ai kishte gjithmonë sy për zonjat …

“Nëse do të më duhej të më bëjë nja zgjidhje për shembull: të dilnin katër burra për të goditur dhe të më pyesnin: “A një gol nga tridhjetë metra kundër Liverpoolit apo në shtrat me Miss Botën?, kjo do të kishte qenë një zgjedhje e vështirë”, kishte thënë Best.

“Për fat të mirë, i kisha të dyja”, vazhdoi me humor.

George Best arriti disi të mbajë një karrierë profesionale në futboll, pavarësisht shuam vështirësive të tij.

Thënia më e pëlqyer nga fansat mbetet ajo: “Në vitin 1969 hoqa dorë nga gratë dhe alkooli. Ishin 20 minutat më të këqija të jetës sime”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori