LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë borë e shtrëngim masash, emra të shumta nga estrada ‘ia mësyjnë’ Dubait për pushime

Në Kosovë borë e shtrëngim masash, emra të shumta nga estrada ‘ia mësyjnë’ Dubait për pushime

Kosova që nga sot (e mërkurë) ka hyrë në një “izolim” të ri, diktuar nga masat e reja preventive për përhapjen e virusit COVID-19.

Nga sot e deri më datën 18 prill, gastronomia në vend do të ofrojë vetëm shërbime “merr me vete”, teksa do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe palestrat sportive në ambiente të mbyllura.


E përderisa në Kosovë po mbizotëron kjo gjendje, disa prej personazheve VIP duket se e kanë gjetur zgjidhjen.

Për rastësi, shumë prej emrave të njohur të estradës, këto ditë kanë udhëtuar drejt Dubait për pushime.

Telegrafi në vazhdim ju sjellim disa prej tyre, që kanë zgjedhur këtë destinacion luksoz për të qëndruar gjatë këtyre ditëve:

Ermal Fejzullahu

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, përmes rrjeteve sociale këto ditë ka bërë të ditur se së bashku me gruan e tij, Arianën, kanë udhëtuar drejt Dubait për pushime.

Ata janë fotografuar duke shijuar motin e ngrohtë me diell në Emiratet e Bashkuara Arabe, larg nga vendi i tyre rezident, në të cilin këto ditë po mbizotëron mot i ftohtë me dëborë.

Afërdita Paqarada

Foto: Afërdita Paqarada/Instagram

Edhe ish-Missi Afërdita Paqarada ka vizituar Dubain gjatë këtyre ditëve.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, modelja e njohur është shfaqur mjaft atraktive në disa fotografi me bikini, ku me krenari tregonte linjat trupore, ndërsa ka pozuar edhe në një prej shkretëtirave më të famshme atje

Enca

View this post on Instagram

A post shared by ENCA (@enca)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, këto ditë i ka kaluar gjithashtu në Dubai.

Ky pushim i saj vjen pas punës së madhe të bërë për projektin e saj të fundit muzikor “Nashta”, i cili u finalizua me sukses dhe po pëlqehet nga publiku.

Arta Elezaj

Foto: Arta Elezaj/InstaStory

E fundit që u nis për në Dubai pak para shtrëngimit të masave të reja, është modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Elezaj.

Bukuroshja me prejardhje nga Klina publikoi mbrëmjen e së premtes një fotografi nga momenti i aterimit në destinacionin luksoz, ku dukej e lumtur që do të shijonte disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori