LAJMI I FUNDIT:

Në kohën e Titos, Kosova ishte më afër standardeve të tashme të Evropës: “Vdiqën” shtesat për fëmijë (Video)

Në kohën e Titos, Kosova ishte më afër standardeve të tashme të Evropës: “Vdiqën” shtesat për fëmijë (Video)

Dikur – në kohën e monizmit, të shokut Tito – edhe të papunët merrnin shtesa për fëmijë. Por, këtë të drejtë nuk e gëzojnë kosovarët sot!

Në kohën kur zyrtarët e lartë shtetërorë deklarojnë se e ardhmja e Kosovës është në gjirin e Evropës, qytetarët kërkojnë hapa konkretë që kjo të mos mbetet vetëm premtim.


Ndër kërkesat e tyre janë edhe shtesat për fëmijë, që qysh moti i gëzojnë fëmijët në shtetet perëndimore, raporton KTV.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, ka përmendur që për sigurimin e shtesave bën thirrje edhe rezoluta e Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE.

Por, sigurimi i parave që do të ishin mbështetje për prindërit në rritjen e fëmijëve, do të marrë kohë.

Ministria e Punës thotë se është duke punuar në këtë drejtim, por se sfidë mbetet edhe buxheti.