LAJMI I FUNDIT:

Në këtë qytet të gjithë banorët jetojnë në vetëm një pallat me 196 banesa

Në këtë qytet të gjithë banorët jetojnë në vetëm një pallat me 196 banesa

Njëherë e një kohë, e vetmja mënyrë për të shkuar në qytetin e Whittier në jugperëndim të Alaskës ishte me varkë ose tren kur kushtet e motit e lejonin

Megjithatë, kur tuneli hekurudhor nga Lufta e Dytë Botërore u rindërtua, banorët dhe vizitorët e këtij vendi të pazakontë në veriun e largët të SHBA-së mund të arrinin në të edhe me veturë.


Vizitorëve klaustrofobikë , por edhe banorëve udhëtimi me veturë në tunel ua bëri jetën në Whittier shumë më të lehtë. Ata që duan të kalojnë nëpër këtë tunel duhet të planifikojnë mirë itinerarin e tyre, sepse drejtimi i kalimit alternohet çdo orë dhe ata që duan të kthehen në qytet pas orës 22:30 nuk do të kenë fat.

Njerëz që flenë në makina jo shumë larg tunelit sepse humbën kalimin e fundit është një pamje e zakonshme në këtë zonë, transmeton Telegrafi.

Të burgosurit e Whittier

Kur shpërtheu pandemia, banorët u gjendën në izolim edhe më të madh, sepse vetëm ata, anëtarët e familjes së tyre dhe punonjësit e kompanive që operonin në Whittier u lejuan të hynin në qytet.

Ky qytet i pazakontë është i ndarë nga pjesa tjetër e botës nga reshjet e pamëshirshme. Mesatarisht bie 6.7 metra borë në vit. Por kur bie borë, qiramarrësit nuk duhet të largohen nga ndërtesa ku jetojnë. Për shkak të gjithë kësaj, nuk është për t’u habitur që shumë banorë kanë edhe bluza me mbishkrimin “i burgosuri i Whittier”.

Një monstruozitet konkret nga epoka e Luftës së Ftohtë është pallati me banesa, spital, bashki dhe një shkollë. Ndërtesa 14-katëshe me 196 apartamente Begich Towers Incorporated, e njohur në këto pjesë thjesht si BTI, duket si një mirazh në zonën me borë Whittier.

E ndërtuar për t’i mbijetuar granatimeve, BTI goditet me gjashtë muaj shi çdo vit, e ndjekur nga gjashtë muaj borë dhe erëra me shpejtësi 80 milje në orë. /Telegrafi/