LAJMI I FUNDIT:

NË JETËN TIME TË FSHEHTË

NË JETËN TIME TË FSHEHTË

Nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Të pashë këtij mëngjesi.
Lëvizje bukur shpejt.
S’më duket se mund të çlirohem
Nga e djeshmja.
Është e tepërt të të them se kam mall.
M’u thanë sytë për njeri.
E ne ende po bëjmë dashuri
Në jetën time të fshehtë.

Buzëqesh kur zemërohem
Gënjej e mashtroj.
Bëj atë që m’duhet bërë
Sall që të jetoj.
Por e di se çka është mbarë
E çka mbrapsht.
Dhe do të vdisja për të vërtetën
Në jetën time të fshehtë.

Mbahu, mbahu, o vëlla.
Oj motër, mbahu fort.
Më në fund i mora urdhrat.
Do të marshoj ditë
E natë,
Do t’i kaloj kufijtë
E jetës sime të fshehtë.

Shikova gazetën.
Më vjen vaj.
Askujt s’ia ndien nëse njerëzit
Jetojnë a vdesin.
E pazaraku kërkon të mendoni
Sall bardhë e zi.
Falë Zotit s’është bash aq thjeshtë
Në jetën time të fshehtë.

Kafshoj buzën.
Blej atë që më thonë:
Prej hitit të fundit,
Deri tek urtësia e moçme.
Por gjithmonë jam fill i vetëm.
Edhe zemrën e kam akull.
Dhe është ngushtë e ftohtë
Në jetën time të fshehtë.