Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka bashkëbiseduar me banorët e fshatit Jashanicë të Klinës për realizimin e disa projekteve infrastrukturore. Bashota i ka njoftuar banorët e këtij fshati se këtë vit do të asfaltohen të gjitha rrugët në lagjet e këtij fshati të cilat deri tash kanë qenë në gjendje të vështire dhe me këtë investim krijohen lehtësira në lëvizjen e banorëve.
Në lagjet e këtij fshati do të asfaltohen mbi 10 km asfalt për t’u lidhur me rrugën kryesore.
Gjithashtu, Bashota ka treguar se në Jashanicë do të realizohet edhe projekti i kanalizimit të ujërave të zeza ku ndër të tjera janë paraparë rreth 100 mijë euro investime.
“Pushteti lokal po bën gjithçka ç’është e mundur për të krijuar kushte sa më të mira për qytetarët. Nevojat janë të mëdha, ndërsa mundësitë buxhetore të kufizuara, por ne jemi të përkushtuar që të ndihmojmë qytetarët e kësaj ane dhe të gjithë komunës”, u ka thënë Bashota banorëve të Jashanicës.
Në anën tjetër, banorët e kanë falënderuar kryetarin Bashota dhe bashkëpunëtorët e tij për angazhimin në realizimin e këtyre dy projekteve jetike.
Ndër të tjera pritet edhe rregullimi i çështjes së ujit të pijshëm për Jashanicën dhe Resnikun.
Komuna e Klinës do të realizojë edhe projektin shumë të rëndësishëm të asfaltimit të rrugës që nis nga aksi rrugor Klinë-Skenderaj deri në fshatin Ujmirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251