LAJMI I FUNDIT:

Në Gllogjan të Deçanit gjendet një femër e pajetë

Në Gllogjan të Deçanit gjendet një femër e pajetë

Trupi i pajetë i një femre, e moshës rreth 20-vjeçare, është gjetur sot në orët e mëngjesit në Gllogjan të Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Sot pas orës 06 e 10 minuta policia është njoftuar për një rast në fshatin Gllogjan. Në vendin e ngjarjes është gjetur një trup i pajetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare”, tha Gashi, për Telegrafin.

Më tej ai ka theksuar se viktima është një femër rreth 20-vjeçare, kurse njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha procedurat policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/