Në gjendje të dehur ofendoi e shqetësoi familjarët, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ofendoi dhe shqetësoi familjarët.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 22:45 në Rahovec.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se dyshohet se disa herë në gjendje të dehur kishte sharë, ofenduar dhe shqetësuar anëtarët e familjes”, thuhet në raport.
Policia thekson se familjarët e kanë paraqitur rastin në polici për shkak se ndjehen të kërcënuar nga i dyshuari.
I njëjti me vendim të prokurorit pas inicimit ë rastit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20 minuta më parë







































