Deklarim i rremë nën betim, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të deklarimit të rremë nën betim.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 09:33.
“Gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatë lidhur me një rast, i dyshuari mashkull kosovar ka deklaruar ndryshe nga deklarata e dhënë në polici, në seancë ka qenë prezent edhe prokurori i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast”, thuhet në raport.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11 minuta më parë







































