Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam po qëndrojnë sot në Kosovë.

Dy kongresmenët në takim i ka pritur ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.


Kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të takohen po ashtu me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Para takimit me krerët e shtetit, kongresmenët kanë vizituar të martën edhe kampin Bondsteel. /Telegrafi/