LAJMI I FUNDIT:

Më në fund, Bob Dylan pranon çmimin Nobel për Letërsi

Më në fund, Bob Dylan pranon çmimin Nobel për Letërsi

Bob Dylan ka pranuar më në fund se ai është një laureat i çmimit Nobel për Letërsi

Pas një jave përpjekje të dështuara për t’iu përgjigjur thirrjeve nga komiteti Nobel, më në fund artisti, Bob Dylan, e ka pranuar nderin që iu dha. Kështu duke e pranuar përmes ueb-faqes së tij, çmimin i cili iu dha më 13 tetor.


Zyrtarët e Nobelit kanë provuar të kontaktojnë me Dylanin për disa ditë radhazi para se të pranonte çmimin që ata ia dhanë, transmeton rtv21.tv

“Unë kam telefonuar dhe u kam dërguar e-maile bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, dhe kam marr përgjigjie shumë miqësore. Për tani, kjo është patjetër mjaftueshëm”, ka thënë Sekretarja e Akademisë suedeze, Sara Danius, pothuajse një javë pas njoftimit.

Perlat e Bob Dylan që ia siguruan atij çmimin Nobel për letërsi (Video)
Lexo po ashtu Perlat e Bob Dylan që ia siguruan atij çmimin Nobel për letërsi (Video)

Ende nuk është e qartë nëse Dylan do të shfaqet për ta pranuar çmimin si dhe paratë e fituara rreth 740,000 dollarë. Ceremonia e çmimeve është e vendosur më 10 nëntor në Stokholm.

Danius ka thënë se edhe nëse Dylan nuk shfaqet, Nobeli i takon atij.

“Nëse ai nuk ka dëshirë të vij, ai nuk do të vij”, tha ajo.

Dylan, madje edhe në moshën 75 vjeçare ka një agjendë shumë të ngjeshur.

Bob Dylan, 35 fakte për legjendën e muzikës rock që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi
Lexo po ashtu Bob Dylan, 35 fakte për legjendën e muzikës rock që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi

Dylan ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, për krijimin e një shprehje të re poetike brenda traditës së madhe amerikane të këngës.

Dylan është amerikani i parë që fiton këtë nobel nga viti 1993, që kur këtë çmim e pati fituar Toni Morrison.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori