Në fakt, turku e huazoi këngën “Ky është fundi” nga Leonora (Video)

Kënga e njohur e Leonora Jakupit, “Ky është Fundi”, shumë e dëgjuar para dy vitesh, rezulton të jetë e vjedhur nga një turk.
Pas hulumtimeve të Telegrafit në rrjetin social YouTube, dhe në vazhdën e evidentimit të origjinalitetit të projtkeve që sjellin artistët tanë, u dyshua se Leonora mund të jetë prapa këtij kopjimi.
Megjithatë pas një hulumtimi tjetër më të zgjeruar, në videotekën e këngëtares figuron se kjo këngë daton nga viti 2009.
Në anën tjetër në videotekën e turkut Serdar Ortac kjo këngë figuron në vitin 2010, kurse hutia u shkaktua pasi videoklipi i Leonorës u ngarkua në YouTube në vitin 2013.
Serdar Ortac e ka vjedhur këngën në orkestrim dhe vijë melodike plotësisht pa bërë asnjë ndryshim, teksa vetëm teksti është në gjuhën shqipe.
Nuk dihet nëse është Leonora ka qenë në ngjarje për këtë, megjithatë mbetet të shihet nëse do t’i kërkojë të drejtat e saj autoriale. /Telegrafi/



















































