LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Robert Berisha me dedikim ndaj të bijës: I ke dhënë kuptim jetës time

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Robert Berisha me dedikim ndaj të bijës: I ke dhënë kuptim jetës time

Në shumë prej vendeve në botë, 27 shtatori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave.

Me këtë rast, këngëtari Robert Berisha ka bërë një dedikim të veçantë për të bijën e tij, Renee.


I njëjti ka publikuar një fotografi krah saj në Instagram, përmes së cilës zgjedh fjalët më të bukura për të.

“Ti je dielli im, hëna dhe gjithë yjet. Ti i ke dhënë kuptim jetës time. Urime Dita Ndërkombëtare e Vajzave”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta në mesin e tyre një edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

“Renee-ja ime e bukur”, shtoi Istrefi.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Ndryshe, Nora dhe Roberti janë ndarë që një kohë, por vazhdojnë të ruajnë raporte të mira për shkak të vajzës së tyre. /Telegrafi/