Janë bërë njëmbëdhjetë vite që nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës. Në këtë njëmbëdhjetë vjetor, liderët institucionalë kanë uruar Ditën e Kushtetutës, derisa njohës të çështjeve juridike kanë numëruar shkeljet që i janë bërë asaj.
Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami, ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka realizuar misionin e saj historik, që sipas tij ka qenë themelimi i shtetit të Kosovës dhe implementimi i plotë i pavarësisë.
Në një prononcim për Telegrafin, Bajrami ka thënë, se gjatë këtyre 11 viteve ka pasur mjaft shkelje dhe ngecje në zbatimin e Kushtetutës.
“Janë tri lloj shkeljesh që janë bërë në zbatimin e Kushtetutës. E para, Kushtetuta deri vonë nuk ka arritur e tëra të zbatohet në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në pjesën veriore të Kosovës, jo vetëm në Mitrovicë por edhe në komuna tjera me shumicë serbe. Ku ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe zbatim të Kushtetutës serbe, përkatësisht veprimit paralel të institucioneve jo kushtetuese. E dyta ka qenë kriza politike që e kanë krijuar partitë politike, dhe lidershipi i vendit në luftën për pushtet. Ata jo rrallë kanë bërë edhe abuzime me Kushtetutë, kanë bërë shkelje të Kushtetutës, dhe kanë dëmtuar pak demokracinë dhe tranzicionin demokratik. Dhe e treta, ka qenë pikërisht fakti që ne po shkojmë në zbritje. Janë anuluar shumë ligje të kuvendit që janë deklaruar jo kushtetuese, kemi larguar dy president të vendit për shkelje të Kushtetutës, dhe kemi pasur edhe anulime të vendimeve të Qeverive të komunave”, ka thënë Bajrami.
Sipas tij, liderët dhe partitë duhet të respektojnë Kushtetutën që pastaj ta kërkojnë këtë edhe nga qytetarët.
“Pas 11 vitesh të zbatimit të kësaj Kushtetute, ne duhet të rrisim standardet e qeverisjes së mirë, që të kemi një lidership të reduktuar, me logjikën shtet-formuese dhe kushtetuese, i cili ndërton standarde të larta. Vetëm kur shteti, liderët dhe partitë respektojnë Kushtetutën, mund të kërkohet nga qytetarët një lojalitet kushtetues apo respektim i Kushtetutës. Nëse vetë institucionet janë autore të shkeljes së Kushtetutës, atëherë, janë të pakuptimta thirrjet që u bëhen qytetarëve për shtet ligjor, dhe për sundim të ligjit”, është shprehur Bajrami.
Bajrami ka theksuar se Kushtetuta i ka tri vlera të cilat janë të përhershme dhe se sipas tij jetojnë aq sa do të jetojë shteti i Kosovës.
“Ne duhet të shohim se çfarë mund të përsoset te kjo Kushtetutë. Janë tri vlera që i ka kjo Kushtetutë, të cilat janë të përhershme, dhe do të jetojnë aq sa do të jetojë edhe shteti i Kosovës. E para, është sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, e dyta, është integriteti territorial, dhe e treta, është karakteri unitar i shtetit, dhe Kosova edhe me dialogun eventual me Serbinë nuk i duhet kompromis çoftë edhe me çështje territoriale. Do ta dëmtonte esencialisht pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ndërsa njohësi i çështjeve juridike, profesori Mazllum Baraliu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është dashur të shënoj aktin më sublim për qytetarët.
Në një prononcim për Telegrafin, Baraliu ka theksuar, se Kushtetuta e Kosovës është shkelur dhe cenuar nga shumë kush.
“Kushtetuta e Kosovës, jo vetëm që nuk është zbatuar nga zyrtarët dhe nga institucionet, nuk është zbatuar as nga qytetarët, pra personat fizik dhe nga persona juridik. Një akt kushtetues historik i rëndësisë parësore, që është rritur me shekuj, pra Kushtetuta, si akti më i lartë juridik dhe politik i Republikës së Kosovës, që nga Dardania antike në një Republikë të pavarur, është dashur të shënojë aktin më sublim dhe të shenjtë për çdo qytetarë të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës është shkelur, është cenuar nga shumë kush”, ka thënë ai.
Sipas tij një gjendje e tillë ndaj Kushtetutës, dhe ligjeve të Kosovës, të cilat siç tha ai nuk aplikohen, do të duhej të ndryshoj.
“Është momenti i fundit që të vetëdijesohen në radhë të parë institucionet e vendit, duke përforcuar institucionin e drejtësisë, të sundimit të ligjit, në mënyrë që të mos ketë ndikim politik, por të ketë pavarësi të plotë, dhe efikasitet në trajtimin e çështjeve juridike, qofshin ato penale, civile ose jashtë kontestimore, pastaj të kemi edhe respektimin e Kushtetutës. Kushtetuta jonë e parasheh lartësinë e Kushtetutës në relacion me ligjet e tjera, dhe ky trend i mosrespektimit të Kushtetutës, dhe ligjeve në fuqi duhet ndërprerë njëherë e mirë”, është shprehur ai.
Baraliu ka thënë se edhe bashkësia ndërkombëtare ka tërhequr vërejtjen për mosrespektim të Kushtetutës së Kosovës.
“Avazi i tillë nuk bënë të vazhdojë, sepse jemi në trende jo të mira, por të thellimit të së keqes. Edhe vrojtimet dhe vërejtjet e bashkësisë ndërkombëtare, dhe miqve tanë që na kanë ndihmuar në kohë më të vështira, janë të tilla, të drejtuara pikërisht në këtë adresim, në respektimin maksimal dhe të plotë të Kushtetutës, dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.
Dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kuvendi ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Kenia njofton zyrtarisht se ka njohur Kosovën shtet

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?