LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Çlirimit të Podujevës nderohen heronjtë

Në Ditën e Çlirimit të Podujevës nderohen heronjtë

Në nderim të 19 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës  kryetari, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë̈ shtatoreve të heronjve në qendër të qytetit dhe në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë.

Bulliqi tha se në këtë ditë të shënuar, Llapi kujton me nderimin më të lartë veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit të rënë për këtë ditë.


“Këtë datë në historinë e lavdishme të Llapit, përherë do të shënojmë si ditë të krenarisë dhe gëzimit, ditë të kujtimit e nderimit për të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për lirinë që ne gëzojmë sot”, tha Bulliqi.

Ai tha se kjo ditë nuk do arrihej kurrë pa kontributin e jashtëzakonshëm të grave dhe burrave më të mire të vendit të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për mbrojtjen e atdheut dhe pa ndihmën e forcave aleate të NATO-s të cilat u rreshtuan krah nesh për ti dhënë fund një regjimi të padrejtë shumëvjeçar.

Gjatë ditës është paraparë ndarja e mirënjohjeve për udhëheqësit e veterane të arsimit dhe pronarët e shtëpive-shkolla, dhurimi i çelësave të shtëpive për disa banorë të ”Lagjes së Dëshmorëve” aksion për dhurimin e gjakut dhe shumë aktivitete kulturore dhe sportive.

Ndërsa aktivitetet përmbyllen me aktivitetin e ndezjes së flakadanëve të “Shqiponja e Llapit” në hyrje të Podujevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori