LAJMI I FUNDIT:

Në burgjet e Kosovës ka shkelje të të drejtave të njeriut

Në burgjet e Kosovës ka shkelje të të drejtave të njeriut

Të privuarit nga liria në Kosovë përballen me trajtim jo korrekt nga stafi i uniformuar, korrupsion, nepotizëm dhe standarde të dyfishta në aplikimin e regjimit të avancuar por edhe të privilegjeve.

Këto ishin disa nga gjetjet e KMDLNJ-së gjatë monitorimit të Qendrave të Shërbimeve Korrektuese në Kosovë, të cilat u bën publike me rastin e publikimit të raportit për Monitorimin e Qendrave të Ndalimit, Qendrave të paraburgimit dhe Qendrave korrektuese.


Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, tha se përmes këtij raporti janë munduar të pasqyrojnë gjendjen reale në mënyrë që pastaj të ndihmojnë në lehtësimin e punëve dhe trajtim të saktë të të burgosurve dhe atyre që janë në Qendrat Korrektuese.

Ai tha se SHKK në Kosovë përgjithësisht mund të llogaritet si storie suksesi, por edhe ka ndërhyrje politike.

“Shërbimi korrektues sipas nesh mund të llogaritet si tregim i suksesit. Ende ka ndërhyrje ndërkombëtare, ka ndërhyrje politike me të madhe”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKK, Sokol Zogaj, kërkoi që KMDLNJ dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Dhunës të vazhdojnë të monitorojnë Shërbimin Korrektues dhe të japin kontributin e tyre.

Drejtoresha e QRMK-së Feride Rushiti, tha se Shërbimi korrektues ka pësuar ndryshime pozitive, porse megjithatë monitorimet duhet të bëhet në vazhdimësi për shkak të evidentimit dhe përmirësimeve.

“Çdo vend ku personat janë të privuar nga liria, hapësirat për shkelje ekzistojnë, për këtë duhet të ketë vazhdimisht monitorim”, theksoi ajo.

Ndërsa më hollësisht, të gjeturat e këtij monitorimi i bëri të ditura Valentina Demolli nga KMDLNJ, e cila tha se në disa raste kushtet e personave të privuar nga liria ishin më ë mira sesa kushtet e stafit, ku për këtë të fundit theksoi se duhet të ketë përmirësime.

Numri i përgjithshëm i të privuarve nga liria gjatë vitit 2017 në Kosovë ishte 2730. Prej tyre 192 janë minoritete; serbë 100, ashkali 7, romë 33, boshnjakë 18 dhe turq 8 ndërsa të tjerët nuk janë deklaruar. Në burgjet e Kosovës janë edhe 50 shtetas të huaj. Femra të privuara nga liria janë 66 kurse të mitur 60. Mosha e të privuarve nga liria është nga 15 deri në moshën 74 vjeçare./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori