LAJMI I FUNDIT:

Në Berlinin sulmohen dy hebrenj, njërin e rrahin me rrip (Video)

Në Berlinin sulmohen dy hebrenj, njërin e rrahin me rrip (Video)

Dy të rinj që bartnin kapela të hebrenjve janë sulmuar nga tre persona në Berlin, kurse njërin prej tyre e godisnin me rrip, ka njoftuar sot policia e Berlinit.

Dy organizata të hebrenjve kanë publikuar pamjet e këtij sulmi që e ka filmuar njëri nga të rinjtë e sulmuar, ku shihet një person duke goditur me rrip dhe bërtitur “jehudët” që në gjuhën arabe do të thotë “hebrenj”, transmeton Telegrafi.


Sulmi ka ndodhur të shtunën në Prenclauer Berg të Berlinit, ku zyrtarët komunalë kanë dënuar sulmin, kurse policia ka pranuar se është duke i analizuar pamjet me qëllim që të identifikojnë të dyshuarit.

Incidentet antisemite janë shpeshtuar, ku vetëm gjatë vitit të kaluar në Berlin kanë ndodhur 947 incidente antisemite, në mesin e të cilave 18 sulme dhe 23 kërcënime. /Telegrafi/