LAJMI I FUNDIT:

Në autostradën e mbushur me vetura, vendosë të vozit mbrapa dhe atë për dy kilometra (Video)

Në autostradën e mbushur me vetura, vendosë të vozit mbrapa dhe atë për dy kilometra (Video)

Kamerat e sigurisë në Ohio të SHBA-ve kanë filmuar një ngjarje të pazakontë të një shoferi, i cili në autostradën e mbushur me vetura vendosë të lëviz nga mbrapa për më shumë se dy kilometra.

Sipas orës së regjistruar në video, kjo “manovër” kishte ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit kur pothuajse çdo familje del në rrugë me veturë për të shkuar në punë, transmeton Telegrafi.


Askush nuk po arrin ta di se çfarë e kishte shtyrë shoferin të ndërmarrë një veprim të tillë. Megjithatë një gjë është e sigurt, se ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon janë habitur me veprimin e tij, e në veçanti me gjatësinë që kishte vozitur së prapthi në autostradë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në këtë “manovër”, ndërsa identiteti i shoferit ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/