LAJMI I FUNDIT:

Në anën e “pas maleve” njerëzit i mbytë vetmia

Në anën e “pas maleve” njerëzit i mbytë vetmia

Rajoni i Tras os Montes në Portugali, që në shqip do të thotë “pas maleve”, është i njohur për fshatrat në të cilët jetojnë nga më pak se dhjetë banorë. Në këto fshatra të vogla kryesisht jetojnë njerëz të moshuar, pasi të rinjtë e kanë lënë vendin në kërkim të një jetë më të mirë.

Anën e “pas maleve” nuk e ka prekur akoma teknologjia, madje atje edhe televizorët apo telefonat celularë janë një gjë shumë e rrallë. Njerëzit mbijetojnë kryesisht nga prodhimi bujqësor dhe blegtoria.


Gjatë dimrit, këta njerëz të moshuar kalojnë ditë ose javë pa dalë nga shtëpia për shkak të të ftohtit. Por, pengesa më e madhe me të cilën ata duhet të merren në baza ditore është vetmia.

Ricardo Ramos i cili bën edhe punën e fotografit, ka vizituar këtë njerëz dhe ka bërë disa shkrepje të jashtëzakonshme që tregojnë më shumë për jetën e këtyre njerëzve. /Klan Kosova/