LAJMI I FUNDIT:

Në 9 vite mbyllen mbi 2 mijë institucione kreditore në Evropë

Në 9 vite mbyllen mbi 2 mijë institucione kreditore në Evropë

Në sektorin bankar të 28 vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, për 9 vite u mbyllën 2 mijë e 275 institucione kreditore.

Sipas të dhënave të sektorit bankar 2018 prezantuar nga Federata Evropiane të Bankave, mësohet se në nëntë vite numri i institucioneve që japin kredi në 28 vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar një rënie në masë të madhe.


Teksa numri i institucioneve kreditore që vepronin në Evropë në vitin 2008 ishte 8 mijë e 525 kjo shifër në vitin 2017 ka rënë në 6 mijë e 250, ku sipas kësaj në nëntë vite janë mbyllur 2 mijë e 275 institucione kreditore që operonin në sektorin bankar.

Bëhet e ditur se Gjermania kryeson me numrin më të madh të institucioneve kreditore të mbyllura për vitin e kaluar me 70 prej tyre, e cila ndiqet nga Italia me 65, Hungaria me 49, Austria me 43, Franca dhe Irlanda me 23.

Tkurrje e ngjashme në sektorin bankar në BE është përjetuar edhe në numrin e degëve të bankave, ku në vitin 2008 në BE ka pasur në total 237,702 degë bankare të cilat në fund të vitit 2017 janë regjistruar 183.418. Në këtë mënyrë numri i degëve të bankave për periudhën 2008-2017 është pakësuar me 54,284.

Edhe në numrin e personelit punonjës i cili ka qenë 3.26 milionë në vitin 2008 në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian ka shënuar rënie duke arritur në 2.74 milionë në fund të vitit 2017. /Telegrafi/