LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi drastik i jetës së Diellza Kolgecit

Ndryshimi drastik i jetës së Diellza Kolgecit

Ajo dallohet për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet në rrjetet sociale, për të cilat kujdeset që gjithmonë të tregojë bukurinë natyrale.

Nga shumë aktivitete që kishte dikur, ajo sot ka vetëm një prioritet: vajzën e saj.


Është kjo ish-missi i Kosovës, Diellza Kolgeci e cila ka thënë se me ardhjen në jetë të Helenës, gjithçka ka ndryshuar.

“Ndryshimi është drastik kisha me thënë, por që është ndryshim i bukur. Pavarësisht lodhjeve që është një gjë normale, është një lodhje që ja vlen. Para se të vijë në jetë Helena fokusimi ka qenë vetëm te Diellza, por tash jam e dedikuar te Helena dhe kjo është prioriteti im”, deklaroi Diellza Kolgeci për RTV Dukagjinin.

Diellza vazhdon të qëndrojë në top formë ndonëse ka në kaluar më shumë se 20 vjet nga koha kur ajo është zgjedhur femra më e bukur në Kosovë.

Por, sot rrjetet sociale të saj janë të mbushura me dashurinë e saj më të madhe: Helenën.

“Sa i përket ushqimit, të gjitha ia ja përgatis vet. Jam me fat sepse i ha të gjitha. I ha pemët, perimet edhe ëmbëlsirat që ja përgatis, por më së shumti e ha pataten e ëmbël”, deklaroi Diellza.

I gjithë aktiviteti ditor i saj është Helena, duke mos e neglizhuar për as edhe një moment të vetëm atë.

Ndonëse është Diellza, ajo e cila është e përkushtuar tërë ditën ndaj Helenës, nuk mungon edhe dashuria dhe kujdesi i bashkëshortit të saj, njëherit basketbollistit -Fisnikut, pavarësisht angazhimit që ka.

Kështu që ata të dy sigurohen që Helenës të mos i mungojë asgjë!/RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori