LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në Qeveri prekin vetëm tri pozita

Ndryshimet në Qeveri prekin vetëm tri pozita

Qeveria e Kosovës këtë javë do ta vërë në rend dite çështjen e ndryshimeve të cilat nuk do të ndodhin në shkallë të lartë, siç ishte paralajmëruar më herët.

Ndryshimet do të prekin vetëm tri pozita, shkruan sot Koha Ditore.


Zyrtarët në Ekzekutiv kanë refuzuar të flasin për këtë proces, por burime të gazetës kanë thënë të hënën se do të preken vetëm ato pozita që mbeten bosh pas largimit të Hashim Thaçit dhe se Kabineti Qeveritar nuk do t’i nënshtrohet riformatizimit.

Në fund të javës së shkuar Thaçi ka nisur mandatin e kreut të shtetit. Para se të ngjitet në majë të pushtetit, ai ka qenë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Një burim i gazetës në kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se moszëvendësimi i deritashëm ndërlidhet edhe me disa probleme brenda PDK-së që kanë të bëjnë me postin e kryediplomatit.

Sipas tij, këtë post e synon edhe Petrit Selimi, ndonëse partia e tij ka vendosur për Enver Hoxhajn. Hajredin Kuçi do të bëhet numri dy në  Qeveri, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë do ta pasojë ose Gani Koci, ose ndonjë eksponent tjetër i PDK-së nga rajoni i Drenicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori