LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Prezantueses i bie dhëmbi gjatë transmetimit live (Foto/Video)

Ndodh edhe kjo: Prezantueses i bie dhëmbi gjatë transmetimit live (Foto/Video)

Shikuesit e spektaklit televiziv të Porto Rikos, “Lo Se Todo”, kishin mbetur të shokuar kur prezantueses së spektaklit i ra dhëmbi gjatë transmetimit live.

Sonya Cortes 56-vjeçe, ishte duke i dhuruar shikuesve një buzëqeshje të ëmbël përmes objektivit të kamerës, kur papritmas i bie dhëmbi nga goja, transmeton Telegrafi.


Në video mund të shihet se si biondja simpatike fillon ta kërkojë dhëmbin nëpër rroba dhe në dysheme.

Megjithatë, edhe përkundër faktit që i mbeti një hapësirë në gojë, prezantuesja Sonya insistonte si ishte një objekt i bardhë që ajo e pretendonte se ishte bonbon. /Telegrafi/