LAJMI I FUNDIT:

NDJELL FATKEQËSINË: Ja përse nuk bën assesi të keni PASQYRË NË DHOMËN E GJUMIT!

NDJELL FATKEQËSINË: Ja përse nuk bën assesi të keni PASQYRË NË DHOMËN E GJUMIT!

Feng Shui rreptësisht ndalon pasqyrën në dhomën e gjumit. Kur mësoni arsyen, menjëherë do ta nxirrni nga dhoma.

Sipas besimeve të lashta kineze pothuajse nuk është mirë nëse pasqyra është e kthyer në drejtim të krevatit, tranmseton Telegrafi.


Pasqyra e vendosur në këtë pozicion mund të jetë shkaktare për gjumë të keq, por edhe për probleme në martesë, thonë ekspertët e Feng Shui-së.

Çështja është që pozicioni i tillë i pasqyrës nxit krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme energjia e kundërt – paqja dhe qetësia.

Sipas feng shui-së, kur është fjala për martesën apo lidhjen, pasqyra e kthyer në drejtim të krevatit fton palën e tretë në marrëdhënien tuaj dhe nxit tradhtinë, shkruan portali Feng Shui Love To Know.

Nëse e keni kthyer pasqyrën në drejtim të krevatit në të cilën bëni dashuri me personin e dashur, ajo në mënyrë negative do të përthyej energjinë e cila ekziston midis jush dhe aty për aty do të ftojë personin e tretë që të shfaqet në marrëdhënien tuaj dashurore.

Feng Shui na mëson se si të ruajmë energjinë tonë, dashurinë dhe mirëqenien tonë.

Ideale do të ishte nëse pasqyra t’ju jetë e kthyer nga ana e brendshme e derës së dollapit ashtu që të mund t’ju shërbejë, por që nuk do të ketë ndikim në krevat.

Mund të qëndrojë edhe diku tjetër në dhomë, nëse dhoma është mjaftueshëm e madhe në mënyrë që të mos jetë e kthyer në drejtim të krevatit. /Telegrafi/

shutterstock_71703145