LAJMI I FUNDIT:

Ndiqeni live “Miss Universe”, argjentinasja përfaqëson Kosovën (Video)

Ndiqeni live “Miss Universe”, argjentinasja përfaqëson Kosovën (Video)

Bukuroshet nga 86 vende të botës po garojnë për kurorën e ‘Miss Universë’, i cili po mbahet në Manila të Filipineve.

Vajzat nga e gjithë bota u prezantuan me emër, mbiemër dhe shtetin që përfaqësojnë teksa të njëjtës procedurë sipas rendit alfabetik iu nënshtrua edhe Camila Barraza, e cila këtë vit përfaqëson Kosovën.


Ajo ka thënë se ka rënë në dashuri me njerëzit prej Kosovës, megjithëse ka lindur dhe është rritur në Argjentinë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, kjo është faza preeliminare e garës, ku pritet të jetë mjaft e ashpër pasi që këtë vit ka shumë femra të bukura.

Kujtojmë se Shqipëria përfaqësohet prej Lindita Idrizit. /Telegrafi/