LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i marketingut ndërkombëtar në Kosovë dhe ndërmarrjet e saj

Shembulli i zhvillimit të disa vendeve në rajon dhe më gjerë me specifika të përafërta me Republikën e Kosovës, duhet të shërbej si model edhe për ekonominë kosovare në aspektin e zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare apo edhe implementimit të marketingut ndërkombëtar.

Marketingu ndërkombëtar ka ndikim shumë të rëndësishëm në funksionalizimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës duke rrit mundësinë e “ rikthimit “në tregjet e huaja.

Zbatimi i marketingut ndërkombëtar në Kosovë mundëson transformimin e ekonomisë duke rrit konkurrencën rrit prodhimin e produkteve atraktive për tregjet e huaja. Industria është njëri ndër sektorët ku përmes marketingut ndërkombëtar mund të gjenden mënyra për plasimin e produkteve finale në tregun global. Gjithashtu rol të rëndësishëm marketingu ndërkombëtar mund të ketë edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë, si bujqësisë, agrobiznesit, turizmit etj.

Republika e Kosovës fatmirësisht ka potencialin të jetë një qendër turizmi dimëror më e madhëja në rajon pasi që posedon reliev gjeografik me shtigje skijimi dhe klimë të tillë që mundëson aplikimin e turizmit dimëror. Por nuk ekzistojnë kapacitetet e mjaftueshme teknike (Brezovica në një shkallë shumë të ultë), por edhe në rajon kanë shumë pak njohuri për një kompleks të tillë, pra edhe për aq sa ekziston nuk ka afirmitet të mjaftueshëm për të rrit numrin e të interesuarve. Andaj marketingu ndërkombëtar do të mundësonte që këto komplekse turistike të ndërtohen apo rregullohen edhe përmes investime të huaja, që pastaj të mundë të promovohen në tregun e jashtëm për turistët e huaj.

Në gjendjen e tregut të lirë ekzistenca e ndërmarrjeve ose jetëgjatësia e tyre në një treg varet krejtësisht nga zgjedhja e konsumatorit, e pranon apo e refuzon produktin ose shërbimin e ofruar në raport me produktet ose shërbimet konkurrente në treg.

Andaj, ndërmarrjet kosovare që mëtojnë tregjet e huaja domosdoshmërisht duhet të fusin në aktivitetin e tyre konceptin e marketingut ndërkombëtar pavarësisht kostos. Këto ndërmarrje përmes marketingut ndërkombëtar mund të hartojnë strategji dhe mënyra për të penetruar në tregjet e huaja apo edhe t’i ruajnë ato ekzistuese eventualisht.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

IPKO
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita
Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Gorenje Department Store
Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore

Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore

Prishtina Ticket
Kalo në kategori