Me rastin e ofrimit të ndihmës së parë, së pari duhet të kemi kujdes për sigurinë! Nëse vendi është i sigurt pason ekzaminimi primar kur konstatojmë se çka ka ndodhur, sa kemi të lënduar dhe cilat janë lëndimet.
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
tel. 044-199-161;
isufbajrami@yahoo.com
Hapat të cilët duhet ndërmarrë:
1. Konstato vetëdijen dhe frymëmarrjen e viktimës
2. Thirre shërbimin urgjent (194, 112) dhe sipas prioriteteve zbato ndihmën e parë (NP), reanimacionin, pozitën rehabilituese, hemostazën ose ndërprerjen e gjakderdhjes, varësisht nga situata.
3. Nëse e kemi në dispozicion aparatin e AED-it, aktivizoni dhe zbatoni udhëzimet.
Aty ku gjendet Defibrilatori i jashtëm automatik -AED-i, vendoset shenja, sikur ndodh kjo në vendet publike, në sheshe, metro, stacion të trenit, të autobusëve, aeroporte, tregje, pallate etj., dhe janë nën mbikëqyrjen e video-kamerave.
Vendosja e AED-it me shenja të paralajmërimit
AED-i, sa të hapet kutia, me zë lëshon një alarm, derisa nuk vendoset linja telefonike me shërbimin e urgjencës mjekësore.
Alarmi qetësohet sapo të lajmërohet dispeçeri nga shërbimi i urgjencës (në këtë mënyrë është shkurtuar koha e nevojshme për thirrje të urgjencës nëpërmjet telefonit/mobil).
Pas përfundimit të bisedës, sërish aktivizohet alarmi dhe jep sinjale me zë për 3 minuta pandërprerë.
Alarmi tërheq vëmendjen e njerëzve rreth jush që rrit koncentrimin nëse në atë mes dikush din të ofrojë ndihmën e parë në mënyrë profesionale.
AED është aparat elektrik i cili analizon ritmin e zemrës të viktimës me ndihmën e elektrodës e cila ngjitet në kafazin e kraharorit. Pas analizës, aparati jep rekomandime për dhënien e shokut elektrik.
AED është shumë preciz dhe vet aparati rekomandon shokun vetëm kur nevojitet. Shoku nuk jepet automatikisht, por shpëtimtari i cili ofron ndihmën e parë shtyp tastin. Prandaj duhet dëgjuar dhe përcjellë udhëzimet e aparatit AED.
AED nuk është zëvendësim për masazhin e zemrës! Nëse me ringjallje dhe defibrilim fillohet brenda 3 minutave prej arrestit kardiak të papritur, dukshëm rriten gjasat për mbijetesë.
Në shumicën e shteteve evropiane, derisa arrin ekipi i urgjencës mjekësore, mund të kalojnë më tepër se 8 minuta. Prandaj qytetarët duhet të mësojnë si të përdorin Defibrilatorin e jashtëm automatik (AED).
Aktivizimi i AED-t, me ngritje të dorës, shpëtimtari paralajmëron SHOK goditjen dhe kujdeset për masat e
sigurisë
Shembull:
Personi i aksidentuar nuk përgjigjet ndaj ngacmimeve dhe nuk merr frymë normalisht.
1. Zbato ringjallje; 30 shtypje në dërrasën e gjoksit dhe 2 frymëmarrje (nëse dini sipas rregullave të jepni frymëmarrje, nëse jo vetë bëni masazh në zemër!)
2. Nëse keni qasje në AED, aktivizoni. Kur dy shpëtimtarë ofrojnë ndihmë, njëri duhet të vazhdojë reanimimin me masazh në zemër, ndërsa shpëtimtari i dytë përcjell udhëzimet që jep AED-i!
3. Largo rrobat nga kafazi i kraharorit të të aksidentuarit, vendos dhe përforco elektrodat siç janë skicuar në elektroda (lëkura duhet të jetë e thatë, e rruani nëse ka qime dhe nëse elektrodat nuk puthiten, largoni fashat dhe leukoplastet nëse ka në kraharorin e personit të aksidentuar, kujdesuni
ndaj stolive metalike që ato mos të vinë në kontakt me elektroda!)
4. Kujdesuni që ju si shpëtimtarë dhe askush tjetër të mos kontaktojë pacientin derisa AED-i analizon ritmin e zemrës!
5. Nëse AED-i, rekomandon shok, kujdesuni që të largohen të gjithë nga pacienti dhe ndrydhni tastin që jep shok elektrik!
6. Përcillni udhëzimet me zë (reanimim, analiza …) derisa nuk mbërrin ekipi mjekësor i urgjencës, derisa pacienti i aksidentuar nuk fillon menjëherë të merr frymë normalisht ose derisa lodheni, e nuk ka ndokush që do t’ju zëvendësojë!
7. Ndërpritni masat e reanimimit nëse pacienti fillon të merr frymë normalisht. Mos e shkyçni aparatin, ndërsa elektrodat i leni të ngjitura në gjoksin e pacientit. Nëse pacienti është pa vetëdije, vendosni atë në pozitë krahu ose rehabilituese.
Defibrilatori automatik i jashtëm (Automated external defibrillator)
Shkaktari më i shpeshtë i arrestit kardiak është shfaqja e ritmit kaotik të zemrës. Për shkak të këtij ritmi, zemra ndalet së pompuari ose për të përcjellë gjak në tru dhe organet tjera vitale. Zemra ndalë punën dhe personi i cili ka përjetuar arrest kardiak humbë vetëdijen dhe ndërpritet frymëmarrja.
Sot në rreth 100 njerëz që përjetojnë arrest kardiak të papritur më pak se 10 prej tyre mbijetojnë. Prej 100 njerëzve të cilët përjetojnë arrest kardiak të papritur me programin për qasje dhe përdorim publik të defibrilatorit më tepër se 50 prej tyre mund të mbijetojnë.
Me reagim me kohë mund të aktivizosh zemrën dhe të shpëtosh jetë. Vendimtare është të fillosh shpejtë ringjalljen duke përdorur defibrilatorin automatik të jashtëm (AED).
Vetëm defibrilimi mund të ndalë ritmin kaotik të zemrës. Ringjallja rritet ndjeshëm nëse me reanimacion duke përdorur AED-në fillohet brenda 3-5 minutave prej momentit të arrestit kardiak dhe vazhdohet gjithnjë derisa arrin ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse nuk rekomandohet të konsumoni më shumë se një arrë braziliane në ditë

Pse rritet prolaktina?

Në mëngjes apo në mbrëmje? Koha kur preferohet konsumimi i qumështit

Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit

Pse duhet të hani më shumë shegë

Orizi i bardhë është në të vërtetë më i mirë sesa orizi kafe

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët