LAJMI I FUNDIT:

Ndëshkim i rëndë për Insignen shkaku i kartonit të kuq ndaj Interit

Ndëshkim i rëndë për Insignen shkaku i kartonit të kuq ndaj Interit
(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar me një ndeshje dhe një gjobë prej 10,000 mijë euro kapitenin e Napolit, Lorenzo Insigne, pas kartonit të kuq kundër Interit.

Lideri i napolitanëve u larguar nga fusha, pasi Davide Massa i dha Interit penalltinë fituese të ndeshjes në San Siro.


Insigne u ndëshkua me karton të kuq, pasi fyejti gjyqtarin dhe i është dhënë një pezullim me një ndeshje në Serie A, së bashku me një gjobë prej 10,000 mijë euro. Sulmuesi i Napolit thuhet se i kërkoi falje gjyqtarit të ndeshjes pas sfidës.

Në anën tjetër, lojtari i Hellas Veronës, Antonin Barak është pezulluar për tre ndeshje për goditjen e dhunshme me gju ndaj kundërshtarit që ishte i shtrirë në tokë.

Pezullime të mëtejshme për një ndeshje iu dha edhe mesfushorit Pasquale Schiattarella, i cili u përjashtua në fund të ndeshjes Benevento-Lazio dhe anëtari i Torinos, Wilfried Singo, për kartonin e dytë të verdhë në takimin ndaj Romës.

Mesfushori i Spezias, Julian Chabot dhe Manuel Locatelli i Sassuolos plotësuan numrin e kartonëve të verdhë, e në xhiron e 13-të nuk do të paraqiten.

Prandaj, Locatelli nuk do të luajë kundër ish-klubit të tij Milanit në këtë fundjavë. /Telegrafi/