LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e Play-Off në turneun e CS:GO – Blast Premier Fall Final

Ndeshjet e Play-Off në turneun e CS:GO – Blast Premier Fall Final
(Foto: HLTV)

Sot u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e fazës së grupeve në turneun Blast Premier Fall Final, ku dy skuadra tashmë janë eliminuar nga gara.

OG dhe Fluxo pas dy humbjeve radhazi janë eliminuar nga turneu që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.


Tetë skuadra ishin në garë për një grup çmimesh rreth 425.000 dollarë, ku tashmë kanë mbetur vetëm gjashtë.

Dy skuadra kanë kaluar direkt në gjysmëfinale ato janë FaZe dhe Liquid, ndërsa katër të tjera do të përballen ndaj njëra tjetrës në çerekfinale, Na’Vi, G2, NIP dhe Heroic.

Ndeshjet çerekfinale do të fillojnë nesër (e premte), ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen ditën e shtunë.

Më poshtë i gjeni oraret e ndeshjeve të ardhshme në Blast Premier Fall Final:

E premte

15:30 Heroic – G2
19:00 NIP – Na’Vi

E shtunë

FaZe – NIP/Na’Vi
Liquid – Heroic/G2